Transmetuar më 09-05-2019, 18:35

Në pamje të parë duket si një foto artistike ku kombinohen shkëmbinjtë me akullin dhe dëborën.

Por po ta shihni më me kujdes, aty është edhe një lepard por duket me vështirësi.

Kafshën e favorizon ngjyra e njëjtë e lëkurës me shkëmbinjtë në Himalajet në Indinë Veriore.

Saurabh Desai, 38 vjeç, fotograf i kafshëve të egra nga qyteti Surat i Gujarat të Indisë, ka arritur të fiksojë këtë pamje të rrallë dhe fantastike. /k.k/noa.al/