6 milionë euro, njihuni me çantën më të shtrenjtë në botë
Transmetuar më 09-05-2019, 17:12

Nëpërmjet fotogalerive ju prezantojmë me çantën më të shtrenjtë në botë, e cila vlen rreth 6 milionë euro.

Krijuesi i saj është frymëzuar nga “Veza Fabergé”, një realizim argjendarie i viteve ‘800-të.

Punimet argjendare u realizuan nga mjeshtri italian, Alessandro Galanti.

Bëhet fjalë për një frymëzim nga oborri i carit të Rusisë, vepër e Peter Carl Fabergé.

Çanta e pazakontë është krijuar duke përdorur materialin e modelit të vjetshëm të çantës Hermes, si dhe argjendari të ricikluara.

Dizajnerja 37 vjeçare britanike, Debbie Wingham tha se mes gurëve të çmuar që janë përdorur, gjenden 8 mijë diamantë, përfshirë atë rozë, vathë platini dhe 5 kilogramë flori 24 karatë.

Çantën unike e bleu një klient anonim në Nju Jork i cili pagoi 6.7 milionë USD ose rreth 7 miliardë e 500 milionë lekë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...