Transmetuar më 09-05-2019, 16:32

Një fëmijë vetëm 5 vjeç, humbi njërën këmbë kur ishte ende foshnjë, dhe pak ditë më parë vendosi një protezë.

Në videon më poshtë mund të shihni reagimin e lumturisë së tij pa kufij, pamje të cilat po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Video e publikuar nga Kryqi i Kuq në Afganistan, tregon vogëlushin Ahmad Rahmad, teksa kërcen nga gëzimi prej këmbës së tij të re.

“Ahmad Rahman humbi njërën këmbë si pasojë e shpërthimit të një mine në provincën e Logar, kur ishte vetëm 8 muajsh. Pasi iu vendos proteza në qendrën tonë ortopedike në Kabul, shpreh emocionet e tij duke buzëqeshur dhe kërcyer”, shkruan Kryqi i Kuq.

Zëdhënësja e organizatës, Roya Musawi, sqaron se incidenti ndodhi gjatë luftës mes qeverisë dhe talebanëve në fshatin tij, ku krahas Ahmad edhe e motra mbeti e plagosur. /a.y/noa.al