Kënga më e re, Endri dhe Stefi rrëfejnë se çfarë fshihet pas saj
Transmetuar më 09-05-2019, 03:18

Dy zëra nga Korça që janë të dashur për publikun dhe dëgjohen me endje nga shumëkënd.

Endri dhe Stefi Prifti kanë qenë prej 23 vitesh në skenë dhe muzika i ka bërë që të jenë edhe më të afërt. Të dy njihen si artistë me shpirt të lirë që për shumë vite kanë sjellë hite që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Dyshja flet për këngën e tyre më të fundit, titulluar “Trëndafili fshihet nën gjethe”.

“Titulli i këngës është me shumë kuptime. I flet edhe vetes çdo njeri që e transmeton, por edhe partnerit apo partneres. Ka disa kuptime. Fabula e këngës është që çdo person është aq trëndafil i bukur, të cilin nuk e njeh partneri dhe fshihet nën gjethe, nën fustan. Kryesisht flet për dashurinë, por unë kur shkruaj fus edhe intrigat, servilët, të gjitha këto janë brenda kësaj kënge. Kur kam shkruar këngën kishte marrë dhen dashuria. Unë çdo këngë që shkruaj e nis nga historitë e mia, por e përshtas”, thotë Endri.

“Askush më mirë se unë nuk e njeh Endrin, ne të mirat dhe të këqijat i kalojmë bashkë. Unë nuk jam shfaqur në videoklip. Ishte gjendje totalisht e Endrit dhe tani që e pashë përsëri klipin mendoj se ka konflikt gjendjesh, të cilat Endri i ka përjetuar ekstremist vitet e fundit. Ka dashuri, ka urrejtje, por në fund ai thotë çfarëdo që të ndodhë unë jam ky që jam. Kur Endri ka realizuar këtë këngë dhe këtë melodi, mesa di unë ka qenë në gjendje të vështirë. Ka qenë në një moment thellësisht jo të mirë nga të gjitha anët dhe doli ky lloj frymëzimi”, thotë Stefi. Vite më parë, Endri Prifti kishte pranuar se kishte vazhduar lidhjen me gruan e tij të dytë, përkundër shkurorëzimit. Në vitin 2010, ai i dha fund martesës me gruan e dytë, Anjeza Kolevica, mirëpo dashuria për të ishte aq e madhe, saqë lidhja vazhdoi edhe pas divorcit.

“Të ndarë ishim me letra, po bashkë ishim prapë… Madje, mund të them se gjithë kohën kemi qenë bashkë. Që pas divorcit ndaheshim nja dy muaj maksimumi dhe lidheshim sërish. Edhe pushimet në verë të dy i kaluam në Durrës e Dhërmi, së bashku më dy djemtë (djalin nga martesa jonë dhe djalin tim të madh nga martesa ime e parë)”, ka treguar 39-vjeçari nga Korça.

Loading...
Loading...