Transmetuar më 09-05-2019, 16:11

Dy ditë pas lindjes, princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle vendosën që të zbulojnë fytyrën e djalit të tyre.

Brenda kështjellës Windsor, duka dhe dukesha e Sussex prezantuan për publikun, fëmijën e parë të tyre, djalin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Vogëlushi ishte mbështjellë me një batanije të bardhë të firmës ‘G.H. Hunt’ dhe një kapele që i mbulonte kokën.

“Është magjike, e pabesueshme. Ai është një ëndërr dhe kanë qenë dy ditë fantastike. Kam dy djemtë më të mirë në botë”, tha Meghan para kamerave, këtë të mërkurë.

Mjaft i emocionuar u duk edhe babai i ri, i cili mbante vogëlushin në krahë. Por krahas vogëlushit, një vëmendje të madhe tërhoqi fustani i veshur nga Meghan Markle.

Bëhet fjalë për një fustan që mban firmën e stilistes Wales Bonner, me kopsa dhe rrip në mes, duke nxjerrë gjoksin në pah.

Por kjo veshje e saj hasi në shumë kritika, duke e cilësuar si shumë të guximshme dhe se nuk e mbulonte trupin siç duhej, shkruan noa.al. Ndërkohë të tjerë e komentuan për faktin se Meghan synonte të tregonte barkun e lënë pas lindjes, një karakteristik e të gjitha nënave të reja.

Kështu Meghan duket se donte të përcillte një mesazh të fortë për të gjitha nënat e reja, “Pse duhet të fshihem? Jam një grua që ka lindur prej dy ditësh dhe kam mbajtur për nëntë muaj një fëmijë në bark. Jemi të gjitha njëlloj! Më jepni kohë për tu kthyer në formë”. /a.y/noa.al