Transmetuar më 09-05-2019, 16:00

Qendra Kombëtare e Biznesit ka paralajmëruar bizneset që të dorëzojnë bilancet deri më 31 korrik, pasi në të kundërt do të gjobiten.

Nëpërmjet një njoftimi QKB thotë se gjoba do të jetë prej 15 mijë lekësh të reja.

“Të nderuar subjekte!

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se, bazuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15000 lekë.

Afati përfundimtar, për dorëzimin e këtyre dokumenteve është data 31 korrik 2019.

Ndërkohë, ju informojmë se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e dorëzimit dhe përdorimit të formatit të ri, lutemi konsultoni Manualin e Përdorimit për aplikimin për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve si dhe mund të kontaktoni në adresën elektronike [email protected] dhe në numrin e Tel: +355 4 2250066”, thuhet në njoftim. /a.y/noa.al