Transmetuar më 09-05-2019, 15:50

Më në fund aktori i njohur i humorit Gazmend Paja e ka mbledhur mendjen dhe ka vendosur që të martohet.

Ndërsa lidhja e tij është zbuluar prej kohësh me një bukuroshe bionde të quajtur Ira, ka ardhur edhe momenti i ditës së madhe.

Mësohet se çifti kanë ndarë ditën e dasmës, duke i dhënë fund beqarisë gjatë verës që po vjen.

Por pavarësisht kësaj çifti nuk e ka zbuluar ende datën, duke vendosur që gjithçka të organizohet në privatësi, teksa kanë zgjedhur edhe kompaninë e eventeve që do të merret me përgatitjet.

Pak kohë më parë Gazi e cilësoi partneren e tij si “E bukura e dheut”. /a.y/noa.al