Almeda tregon kujt i ngjan djali
Transmetuar më 09-05-2019, 13:45

Katër ditë më parë, aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Efehan.

Gjatë një prononcimi për televizionin turk “UçanKus Tv”, aktorja ka zbuluar se i vogli është një kopje e bashkëshortit të saj, Tolgahanit.

“Unë linda një Tolgahan. Kur ma dhanë në krahë dhe e pashë. i thashë madje: ‘Po ky qenka fiks si ty!”- ka treguar Almeda.

Madje, aktorja ka rrëfyer se përveç ngjashmërisë në pamje, fëmija dhe i ati kishin edhe të njëjtin grup gjaku, 0+.

Loading...
Loading...