Transmetuar më 08-05-2019, 21:27

Ekziston një qytet në Siçilinë Jugore, ku mund të blini shtëpi për vetëm 1 euro.

Për më tepër, banesat që kanë dalë në shitje janë antike dhe kanë vlera të rralla.

Qeveria lokale mori vendimin për shitjen e shtëpive me çmimin e ulët në një përpjekje për të ringjallur zonën.

Shumë prej fshatrave të vegjël të Italisë po përjetojnë një eksod masiv pasi banorët largohen drejt zonave urbane për një jetë më të mirë.

Qyteti sicilian Sambuca paguan familjet në mbarë botën për t’u zhvendosur për të jetuar atje dhe për të rehabilituar shtëpitë e braktisura.

Por, ka një kusht. Ata që kanë dëshirë të blejnë shtëpitë e lashta duhet edhe t’i restaurojnë.

Blerësit duhet të rregullojnë shtëpitë e tyre brenda një viti pas blerjes, ose humbasin depozitën e sigurisë prej 5.000 euro që u kërkohet të paguajnë.

Autoritetet lokale publikuan të dhëna të plota mbi shitjen e banesave. Ato kushtojnë vetëm 1 euro. Kosto e rikonstruksionit është 100 euro për metër katror.

Kosto totale arredimi dhe ndërtimi shkon 700 euro për metër katror. Dhe taksa lokale 2500 euro.

/k.k/noa.al/