Transmetuar më 08-05-2019, 14:45

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë prezantuar fëmijën e tyre të porsalindur përpara të gjithë botës.

Duke folur në St George’s Hall në ëindsor Castel Meghan ka thënë: "Është magji, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që unë jam shumë e lumtur".

Të yetur se kujt i ngjan bebja, çifti ka treguar se ai është duke ndryshuar çdo moment dhe për këtë nuk mund të thuhet ende diçka.

Çifti i emocionuar para kamerave nuk ka shuar ende kuriozitetin se si do të quhet vogëlushi. 72 orë pas lindjes Meghan dukej në formë mjaft të mirë trupore.

Royal Baby lindi në 6 maj 2019. Djali i çiftit peshon rreth 3.2 kg dhe vetëm sot Harry dhe Meghan prezantuan përpara të gjithëve fëmijën e tyre të parë.