Jonida Maliqi zbulon veshjen e Eurovisionit
Transmetuar më 08-05-2019, 13:56

Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2019. Këngëtarja shqiptare do të sjellë në skenën e madhe “Ktheju tokës”, një këngë që është pritur mjaft mirë nga publiku.

Mirëpo, përveç këngës, ajo çfarë pritet me interes nga Jonida është edhe veshja e saj. Duke qenë një fashioniste e vërtet, veshja e saj duhet të jetë menduar mirë nga ajo dhe stilisti i saj.

Sot në provën e parë në skenën e Eurovizionit, Jonida na ka treguar edhe veshjen me të cilën do të performojë edhe më datë 16 maj.

Një fustan madhështor i zi me detaje gold duket të jetë zgjedhja e Jonidës. Ky fustan në fakt të krijon edhe idenë e motiveve shqiptare, një detaj interesant i zgjedhur me kujdes nga Jonida!

Loading...
Loading...