Transmetuar më 08-05-2019, 09:58

Për tre ditë ndezën zjarrin, lundruan me kanoe, notuan dhe peshkuan. Gjatë natës admiruan yjet në qiell nga kabina prej xhami ku dhe qëndronin.

Protagonistët e kësaj eksperience në kontakt me natyrën vijnë nga Suedia.

Projekti quhet “The 72 Hour Cabin” dhe është ideuar nga studiuesit e Institutit Karolinska në Stokholm, me synim për të kuptuar nëse një palë pushime të kësaj natyre do të ndikonin pozitivisht në piskologjinë dhe fizikun e pushuesve.

Eksperimenti solli rezultatet e shpresuara, ku grupi i përbërë nga një taksist francez, një zyrtar i policisë gjermane dhe një prezantues televiziv britanik.

Në fund të tre ditëve ose 72 orëve, rezultoi se niveli i stresit kishte rënë me 70%, presioni i gjakut ishte ulur, po ashtu edhe gjendja e ankthit.

Kabina prej xhami ndodhej e pozicionuar në Dalsland, një zonë mes maleve dhe liqeneve të kristalta, rreth dy orë larg Göteborg, shkruan noa.al.

Pesë banesat prej druri dhe xhami të përdorura për “The 72 Hour Cabin”, janë tashmë të gatshme qysh prej muajit maj deri në shtator, për tu vizituar nga vizitorët për tre ditë.

Gjithçka si projekt i Jeanna Berger dhe ndodhen në ishullin privat të Henriksholm, pronë e familjes së saj. /a.y/noa.al