Arrestohet Loredana, gruaja e Mozzik, si e mashtroi çiftin dhe u mori miliona franga
Transmetuar më 08-05-2019, 09:38

Reperja e njohur Loredana Zefi, partnerja e Mozzik, është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Autoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim, teksa është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern.

Bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-ave në vlerë prej afro një milion franga. Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700 000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200 000 franga të tjera. Paratë pretendohet të jenë marrë përmes kanosjes dhe kërcënimit.

Çifti i ka dhënë para kesh vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana.

Reperja ishte paraqitur me një emër të rremë tek çifti, duke u thënë se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme. Sipas asaj që raporton “20 Minuten”, njëra nga gazetat më të njohura në Zvicër, Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann si avokate 29-vjeçare dhe hiqej se ishte e bija e një avokati të njohur në Zvicër me emrin Valentin Landmann.

Petra Z. fillimisht i kishte dhënë reperes, 12 mijë franga zvicerane në një zarf, dhe më pas deri në 700 mijë franga nën kërcënim dhe presion.

“Kisha frikë prej. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo grua”, thotë Petra Z. “Na thoshte vazhdimisht t’i fshijmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin se nëse s’i ndiqnim instruksionet e tyre, s’do t’i merrnim paratë kurrë”.

Petra thotë se ajo i kishte kërkuar që të merrnin me qira makina të shtrenjta, të tilla që as qeveria e Zvicrës nuk i ka, ndërsa Loredana Zefi pasi e merrte makinën, nuk e kthente asnjëherë në kohë.

Ajo refuzonte të kishte marrë një BMV dhe Porche mirëpo policia e gjeti njërën nga veturat të parkuar në një garazh në aeroportin e Zyrihut dhe më pas makina iu dorëzua kompanisë qiradhënëse të njohur si Avis.

Po ashtu, Loredana refuzonte ti ketë pasur këto makina, mirëpo fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës.

Loading...
Loading...