Transmetuar më 08-05-2019, 09:29

I vuri zjarrin makinës brenda së cilës ndodhej vajza 3-vjeçare, pasi e leu me benzinë, ndërsa dyert i mbylli në mënyrë që e mitura të mos dilte.

Është kjo ngjarja makabre e ndodhur në Queens, të New York, ku 39-vjeçari amerikan

Martin Pereira, i vuri zjarrin makinës brenda së cilës ndodhej e bija Zoey, e cila gjeti vdekjen e djegur për së gjalli.

Në vendin e ngjarjes ndërhyri shërbimi zjarrfikës dhe policia, ndërkohë që pranë trupit të Zoey u gjet edhe një bombol gazi.

39-vjeçari u dërgua në spital me djegie të shuma në trup, ndërkohë që nuk dha arsye mbi motivin e aktit ekstrem.

Mësohet se 39-vjeçari dhe nëna e Zoey, Cherone Coleman, po ndaheshin dhe ishin duke kaluar momente të vështira dhe përplasje, për shkak të kujdestarisë së vajzës.

Gruaja tha se kishte telefonuar policinë mbrëmjen e së dielës për të denoncuar se Martin i kishte marrë vajzën, shkruan noa.al.

Ndërkohë të hënën mbrëma, vogëlushja u gjet e pajetë, e djegur brenda në makinë. /a.y/noa.al