Transmetuar më 07-05-2019, 23:25

Liverpool do të mbajë mend gjatë mbrëmjen e sotme.

Reds-at arritën të përmbysin gjithçka përballë Barcelonës dhe të kalojnë në finale të Ligës së Kampioneve.

Ndeshja e kthimit, Liverpool-Barcelona, luajtur këtë mbrëmje në "Anfield Road", përfundoi me rezultatin 4-0, në favor të anglezëve.

Golat për Liverpool u shënuan nga Origi (2) dhe Wijnaldum (2).

Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur në Spanjë, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të katalanasve dhe u duk që gjithçka kishte përfunduar.

Më poshtë keni videon e atmosferës në stadiumin "Anfield Road", pasi Liverpool siguroi finalen e Ligës së Kampioneve./a.k/noa.al/