Transmetuar më 07-05-2019, 21:32

Shkelja nga elefanti ka rezultuar fatale për jetën e një ushtari britanik.

23-vjeçari Mathew Talbot mori pjesë në një operacion kundër gjuetisë në Malavi.

I riu u shkel me këmbë nga elefanti gjatë një operacioni për të ndaluar vrasjen e paligjshme të kafshëve të egra.

Kjo është vdekja e parë në operacionet ushtarake të këtij lloji.

Matheë është përshkruar si një individ jashtëzakonisht i sjellshëm dhe miqësor. Në Malavi, ai u miqësua me vendasit dhe mësoi shumë shpejt gjuhën e tyre.

Ushtari gjithashtu i pëlqente të bënte fotografi dhe dokumentoi punën e tij me albume të panumërta. /k.k/noa.al/