Transmetuar më 07-05-2019, 20:39

Champions League rikthehet sonte në orën 21:00 me superndeshjen Liverpul-Barcelona.

Kjo është ndeshja e kthimit mes dy skuadrave që kanë prekur gjysmëfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.

Anglezët do të përpiqen për të shfrytëzuar faktorin fushë për të bërë mrekullinë përballë katalanasve.

Këta të fundit hipotekuan një fitore të pastër një javë më parë, duke shënuar tre gola ndaj Liverpulit.

Por anglezët kanë treguar se mund të bëjnë gjithçka, ëdhe kur çdo gjë duket e pamundur.

Ajo që është e sigurtë lidhet me faktin se dy ekipet do të dhurojnë spektakël në fushë. /k.k/noa.al/