Transmetuar më 07-05-2019, 18:17

Sikundër ishte njoftuar, kanë dalë përgjigjet për Lotarinë Amerikane DV-2020.

Aplikantët mund ta shohin online nëse janë përzgjedhur duke klikuar në këtë faqe.

Të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në faqen zyrtare të E-DV-së.

Ambasada Amerikane u bën të gjithë personave që kanë aplikuar që të kontrollojnë rregullisht emailin për njoftimet e mëtejshme.

“Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh“, shkruante ambasada amerikane më herët.

Kujtojmë që kjo është faza e parë e fituesve, dhe më pas do të ndiqen rekomandimet përkatëse. /k.k/noa.al/