Transmetuar më 07-05-2019, 17:53

Ekziston një debat i gjerë mbi vaksinën e fruthit, ku në jo pak raste prindërit refuzojnë t’ia u bëjnë fëmijëve të tyre.

Gjithçka lidhet me idenë se kjo vaksinë mund të shkaktojë autizëm te të vegjëlit, edhe pse disa herë është thënë se nuk ka asnjë lidhje.

Por duket se në Gjermani kanë gjetur një zgjidhje për të detyruar prindërit që të vaksinojnë fëmijët.

Ministria e Shëndetësisë të Gjermanisë ka propozuar që të vendosen gjoba deri në 2 mijë e 500 euro.

Në një intervistë të publikuar të dielën për të përjavshmen gjermane "Bild am Sonntag", ministri Jens Spahn tha se prindërit që nuk provojnë se kanë vaksinuar fëmijët do gjobiten me 2.500 euro. /k.k/noa.al/