Transmetuar më 07-05-2019, 17:15

E lidhi të dashurën në karrige, ndërsa më pas abuzoi seksualisht me të. Një burrë 45 vjeç nga Milano, në Itali, akuzohet për përdhunimin e të dashurës së tij 25 vjeçe, me origjinë nga Maroku.

45-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në burg, e gjen veten me pozitë të rënduar.

Kjo pasi 25-vjeçaria shkak të dhunës dhe abuzimi të pësuar si dhe prej qëndrimit për dy javë në spital, gjeti kurajon për të denoncuar.

Abuzimet ndaj saj kanë nisur qysh prej korrikut të kaluar, në momentin që e reja kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit për të bashkëjetuar. Por ajo që mendonte se ishte një ëndërr dashurie, u kthye në makth.

Teksa kishin kaluar vetëm dhjetë ditë nga nisja e bashkëjetesës, ai nisi që ta dhunonte, a qëllonte me shqelma dhe grushte, deri sa arriti në përdhunim.

Pas shumë muajsh abuzim, vajza gjeti kurajon që i tregonte të ëmës se çfarë ndodhte, u largua me një justifikim nga banesa dhe e denoncoi. /a.y/noa.al