Transmetuar më 07-05-2019, 18:20

Një DJ i njohur gjeti vdekjen, teksa po tentonte të ndihmonte një shoqen e tij, e cila ra nga pishina e cila ndodhej në ballkonin e një vile në resortin luksoz Hillstone Vilas në Bali të Indonezisë.

Bëhet fjalë për Adam Neat, i njohur nga publiku si DJ Adam Sky, një nga më të njohurit në botën lindore.

Duke e parë mikeshën në vështirësi DJ, u afrua drejt saj dhe për ta shpëtuar u kap pas një dere xhami duke e thyer atë. Disa nga copat e xhamit i dëmtuan një nga arteriet e qafës, duke i shkaktuar hemorragji vdekjeprurëse.

Dyshohet se si DJ edhe mikesha e tij ishin të dehur, si pasojë e një feste të mbajtur në tarracën e një vile për një mikun e Neat, të dielën që lamë pas.

Gjatë festës, Zoia Lukiantcev, një e njohura e artistit u rrëzua nga ballkoni teksa ishte e zhveshur, duke ngecur mes disa shkurreve, shkruan noa.al.

Duke parë gjithë skenën DJ u afrua për ta ndihmuar, por humbi jetën tragjikisht.

Ndërkohë Zoia shpëtoi me disa fraktura, ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /a.y/noa.al