Humbi jetën në mision, nëntetarja Hasanaj, nderohet mes lotësh në Letoni
Transmetuar më 07-05-2019, 14:21

Një ditë pasi humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine, nëntetarja shqiptare Zarife Hasanaj, është nderuar në kampin “Adazi” në Letoni.

Mes lotësh dhe dhimbjesh, kontingjenti shqiptar me mision në Letoni, kanë nderuar ushtaraken e rënë në krye të detyrës.

Mësohet se në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”.

Një grup i kontigjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, në ora 9.10 të ditës së djeshmem (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim mbeti e plagosur dhe më pas humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj.

Të plagosur mbetën edhe komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj./a.y/noa.al

Loading...
Loading...