Buletini mbi rreziqet natyrore sot në Shqipëri, 7 maj 2019
Transmetuar më 07-05-2019, 07:26

Informacion i detajuar zyrtar, mundësuar për lexuesit e NOA.AL nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e martë dt.07) dhe nesër (e mërkurë dt.08) të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

PARASHIKIMI METEOROLOGJIK

RESHJET

Sot pasdite (e martë dt.07) priten reshje, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Mbetet mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në Jug-Lindje.

Nesër (e mërkurë dt.08) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 19 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C

ERA

Sot pasdite (e martë dt.07) dhe nesër (e mërkurë dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Të nderuar lexues

Qendra përgatit çdo ditë Buletinin e saj. Gjatë periudhës së thatë të vitit përgatitet "Buletini i Rrezikut të Zjarreve në Pyje", ndërsa gjatë periudhës së lagësht "Buletini i Rrezikut nga Dukuritë HidroMeteorologjike".

"Buletini i Rrezikut të Zjarreve në Pyje" përmban skenarët e mundshëm të rrezikut të lidhura me fillimin dhe përhapjen e zjarreve në Shqipëri. Ai vë në dukje se ku dhe kur mund të krijohen kushte të rënda rreziku gjatë 2 ditëve të ardhshme.

"Buletini i Rrezikut nga Dukuritë HidroMeteorologjike" i dedikohet më shumë parashikimit të reshjeve. Ai ofron një parashikim të detajuar për çdo qark të Shqipërisë (12 gjithsej). Ato qarqe që kanë të bëjnë me lumin Drin, janë ndarë në 2 ose 3 pjesë, për të monitoruar më mirë situatën. Për çdo qark jepet mesatarja e reshjeve, maksimumi lokal dhe, nëse të pranishme, edhe reshjet që tejkalojnë vlerën e 30 mm në 3 orë.

Loading...
Loading...