Papa Françesku nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Transmetuar më 07-05-2019, 10:55

Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Shkupi, Papa Françesku arriti në pallatin presidencial “Villa Vodno”, ku me ceremoni zyrtare u prit nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.

Ai zbriti këtë mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar Shkupi, ku u prit nga delegacioni i udhëhequr nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, dhe kryeministri Zoran Zaev.

Pas intonimit të himneve të Vatikanit dhe Maqedonisë së Veriut, Papa Françesku dhe presidenti Ivanov po realizojnë takim në pallatin presidencial.

Ekipi organizues i vizitës së Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut njoftoi se do të zhvillohen takime të ndara me presidentin Ivanov dhe kryeministrin Zaev.

Është paralajmëruar adresimi i Papa Françeskut para autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend.

Loading...
Loading...