Transmetuar më 07-05-2019, 00:07

Një avion me 11 pasagjerë në bord si dhe tre persona në ekuipazh, është përplasur pak orë më parë fatalisht në lokalitetin ​​Monclova.

Ngjarja ka ndodhur pak pasi avioni u ngrit nga Las Vegas me destinacion qytetin Monterrey në Meksikë, raporton noa.al duke cituar mediat amerikane.

Autoritetet thanë se mjeti fluturues ishte një avion biznesi i llojit Bombardier Challenger 601.

Të gjithë udhëtarët ishin meksikanë. Ata kishin shkuar me jet privat në Las Vegas për të parë një ndeshje boksi mes Canelo Alvarez dhe Daniel Jacobs.

Zyrtarët thanë se në vendngjarje nuk u gjet asnjë njeri i gjallë, mbijetuar nga aksidenti ajror.