Transmetuar më 06-05-2019, 22:40

Skuadra e Milanit ka arritur të fitojë me vështirësi përballë Bolonjës.

Takimi i luajtur këtë mbrëmje në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2-1.

Në këtë takim u nxorrën 3 kartonë të kuq, 1 për Milanin dhe 2 për Bolonjën.

Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Suso 37’ dhe Borini 67’.

Goli për Bolonjën u shënua nga Destro në minutën e 72’.

Pas kësaj fitoreje, Milani pozicionohet në vendin e pestë me 59 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të katërt, në zonën Champions League.

Kujtojmë që deri në përfundim të kampionatit, kanë mbetur edhe 3 takime, ndersa kuqezinjtë shpresojnë se do t’ia dalin që të futen në Champions, ku mungojnë prej disa vitesh./a.k/noa.al/