Transmetuar më 06-05-2019, 10:21

Shkon në 100 numri i personave të helmuar në Bulqizë, të cilët kanë marrë mjekim në spital.

Mjeku Ramazan Ceni, tha sot për mediat se ndërsa të helmuarit e parë nisën që të paraqiten në spital qysh prej pasdites së të enjtes, paraditen e sotme numri i banorëve me bark dhe të vjella ka shkuar në 100.

Ai thotë se dyshohet se helmimi ka ardhur për shkak të ujit të konsumuar nga çezma. Mes personave të helmuar ka edhe shumë fëmijë.

Ndërkohë mostra nga uji po i nënshtrohen analizave, ndërkohë që iu është bërë thirrje banorëve që të mos e konsumojnë uji e çezmës.

Pjesa më e madhe e të helmuarve vinin nga “Qyteti i vjetër”, ndërsa të tjerë nga zona të tjera.

Lidhur me këtë helmim në masë, kanë nisur verifikimet, për të zbuluar shkakun e problemeve shëndetësore të banorëve. /a.y/noa.al