Transmetuar më 06-05-2019, 08:42

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kanë uruar gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

“Mirëmëngjes dhe agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë”, shkruan Rama mëngjesin e kësaj të hëne.

Ndërkohë urimin e parë e ka bërë Basha, qysh mbrëmjen e së dielës.

Ai shkruan, “Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhënjimit!

Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”. /a.y/noa.al