Transmetuar më 05-05-2019, 23:11

Kohët e fundit janë shtuar shumë personat që bëjnë tatuazhe në trupin e tyre. Por ndodh ndonjëherë që pritshmëritë që ke për diçka shkojnë shumë keq.

Kështu ka ndodhur me një 26-vjeçare nga Australia e cila shkoi për të bërë tatuazh fytyrën e qenit të saj.

Por përfundimi ishte vërtet zhgënjyes.

Kayla Robertson, e ka adoptuar qenin e saj Penny përpara një viti dhe e do aq shumë saqë mendoi që ta bënte tatuazh.

Vetëm 30 minuta pasi tatuazhi kishte përfunduar Kayla e kuptoi që hunda e qenit, ngjate si organi gjenital mashkullor dhe doili nga dyqani me shpresën se nuk do ta kuptonte njeri.

Por më vonë të njëjtin reagim patën dhe miqtë e saj. Pasi e ndau historinë e saj në internet, Robertson gjeti një artist tjetër tatuazhesh që e ndihmoi me rregullimin e fytyrës së qenit. /k.k/noa.al/