Transmetuar më 05-05-2019, 22:55

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut do jetë Stevo Pendarovski.

Me mbi 50 përqind të votave të së dielës, ai mposhti në këtë garë rivalen Gordana Siljanovska.

Pas numërimit të 99,12 për qind të fletëve të votimit, kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski, ka fituar 51,71 për qind ose 432.141 vota, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova ka fituar 44,68 për qind të votave ose373.382.

Ndërkohë, Pendarovski ka dalë në një konferencë për mediat duke falenderuar ata që i dhanë votën.

Ai iu qytetarëve edhe në gjuhën shqipe.

“Populli im, faleminderit! Ju falenderoj të gjithëve, maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara.

Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim”, tha Presidenti i sapozgjedhur. /k.k/noa.al/