Transmetuar më 05-05-2019, 21:50

Stevo Pendarovski kryeson dukshëm në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Nga rreth 93,31% e kutive të numëruara deri më tani, ose e përthyer në vota 756.961 të tilla, kryeson kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski me 52,24 për qind (395.416 vota) kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 44,19% për qind (334.508 vota).

Pjesëmarrja është mbi 40% dhe është arritur kushti për ta cilësuar procesin të vlefshëm.

Ndërkohë, përmes një telefonate, Presidenti i Shqipërisë ka uruar Pendarovskin për rezultatin.

Mbështetja e komunitetit shqiptar është parë si vendimtare nga të dy kandidatët, duke ditur se dy javë më parë ata i dhanë plot 80 mijë vota kandidatit të tretë, Blerim Reka.

Por partitë shqiptare në opozitë kanë deklaruar paraprakisht se nuk do të ndikojnë në zgjedhjen e njërit prej kandidatëve aktualë. /k.k/noa.al/