Transmetuar më 05-05-2019, 20:13

Pasagjerët e një avioni Rusi kanë përjetuar momente tmerri, ndërsa disa prej tyre për fat të keq kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë mjetin fluturues.

Bëhet fjalë për një avion të Aeroflot në aeroportin e Sheremetyevo të Moskës, dhe piloti bëri ulje të detyruar.

Mediat në Rusi raportojnë se deri tani dyshohet se 13 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.

Pamjet tregojnë momentet e tmerrit dhe të bërtiturat e pasagjerëve që vrapojnë për të shpëtuar.

Aeroflot shpalli një emergjencë pak pas ngritjes nga Sheremetyevo dhe u kthye në aeroport pas 27 minutash në ajër.

Avioni i udhëtarëve duhej të fluturonte në Murmansk para se zjarri ta detyronte të kthehej në Moskë.

Pasi u fikën flakët, u pa se bishti ishte konsumuar tërësisht, dhe pjesa më e madhe e trupës së pasme ishte djegur në skeletin e saj metalik. /k.k/noa.al/