Transmetuar më 05-05-2019, 17:52

Atalanta vijon të tregojë se është një nga ekipet serioze të "Serisë A" italiane.

Bergamaskët arritën të fitojnë përballë Lazios me rezultatin 3-1, në ndeshjen e luajtur sot.

Protagonist në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.

Futbollisti arriti të shënojë me kokë përballë portierit Tomas Strakosha golin e rezultatit përfundimtar.

Atalanta me fitoren e arritur ka hedhur kështu një hap të madh në rrugën drejt kualifikimit në UEFA Champions League./a.k/noa.al/