Transmetuar më 05-05-2019, 18:02

Një grua amerikane nga Georgia, Tiffany Moss, u dënua me vdekje, për shkak se la të vdiste urie vajzën e burrit, vetëm 10 vjeçe.

Dënimi ndaj saj u dha në 30 prill, në bazë të hetimeve të zgjatura për vite me radhë, lidhur me ngjarjen e shënuar në vitin 2019, për të cilën gruaja akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e vajzës së të shoqit Emani Moss.

Trupa gjykuese e shpalli fajtore gruan, pasi torturoi dhe ka të vdiste urie vajzën e të shoqit, me emrin Eman, para se të digjte trupin e saj në koshin e plehrave, me ndihmën e bashkëshortit.

Në momentin e vdekjes, vajza peshonte vetëm 15 kilogramë. Ndërkohë babai i vajzës, Eman u dënua me burgim të përjetshëm, shkruan noa.al.

Gruaja gjatë procesit gjyqësor nuk tentoi as të mbrohej dhe nuk thirri asnjë dëshmitarë. /a.y/noa.al