Pse ky imazh i muskujve të gjirit po bën bujë në rrjetet sociale
Transmetuar më 05-05-2019, 12:36

Që të gjithë e kemi një ide se si është i formuar gjiri i femrës, të paktën nga pikëpamja estetike. Por nuk janë të shumtë ata që e dinë se si duket në brendësi, se si janë muskujt dhe gjendrat mamare.

Duke studiuar anatominë, kemi mësuar se gjinjtë janë të pozicionuar në lartësinë e kraharorit dhe janë të formuara nga gjendra të vogla të quajtura gjendrat mamare të cilat lidhen me thithkat e gjoksit.

Disa ditë më parë një përdorues i rrjetit social Twitter zbuloi një imazh që i la përshtypje të madhe dhe vendosi që ta ndajë me ndjekësit e tij. Bëhet fjalë pikërisht për anatominë e gjinjve të femrës, i marrë nga një aplikacion shkencor i quajtur Anatomy & Physiology. Kjo pamje brenda pak kohësh u përhap me shpejtësi, duke ngjallur komente të shumta, aq sa nisi të publikohej edhe në media.

Në pamje të parë fotografia duket si një lule e mbështetur në gjirin e një femre, por në fakt tregon saktësisht gjithë aparatin muskulor. Dy “lulet” janë gjendrat mamare, mirëpo shumë njerëz nuk e kuptuan mirë.

Një komentuese shkroi, “Tani më duket sikur një strukturë aliene jeton në trupin tim dhe jam e terrorizuar. Nuk kisha nevojë që ta shikoja këtë fotografi, çfarë traume!”

Me pak fjalë imazhi i gjinjve të femrës, i ka gjetur të befasuar shumë persona, kjo për shkak se në edukimin shkollor shumë pak studiohet anatomia dhe në rastin kur tregohet përbërja e gjinjve zakonisht merret si model trupi i mashkullit, shkruan noa.al.

Ndërkohë një tjetër lexuese nxori në pah një tjetër fakt, “E pashë këtë postim këtë natë në 03.00 të mëngjesit, teksa po i jepja gji djalit tim. Mendoj se kjo foto është e paparë. E kam pyetur veten gjithmonë se si ishte. Të them të vërtetë nuk kam reflektuar kurrë mbi faktin se gjinjtë që shihnim në anatominë në shkollë ishin të meshkujve”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...