Transmetuar më 04-05-2019, 21:08

Talenti shqiptar Angelo Ndrecka ka debutuar sot në "Serinë A" italiane.

Chievo e aktivizoi si titullar në sfidën ndaj Spalit, që përfundoi me rezultatin 0-4 për këta të fundit.

Veronezët kanë rënë edhe matematikisht në Serinë B dhe në këto javë të fundit të kampionatit po hedh në fushë talentet premtuese të ekipeve të moshave, për t’i promovuar.

I lindur në shtator të 2001-shit, Ndrecka u cilësua si “Mario Rui” nga trajneri Di Carlo, ndërsa në këtë takim luajti për 90 minuta si mesfushor i majtë.

Mediat italiane e vlerësuan lojtarin me notën 5.5.

Një nisje e mirë kjo për të riun shqiptar i cili mund të jetë një element i mirë në të ardhmen për kombëtaren kuqezi./a.k/noa.al/