Transmetuar më 04-05-2019, 19:33

Shkëndija e Tetovës shpallet matematikisht kampione në elitën e futbollit në Maqedoni.

Sigurimi i trofeut erdhi ditën e sotme pasi mundi Rabotniçkin me rezultatin 1:0.

Goli i Totres në minutat shtesë i ka mjaftuar skuadrës tetovare për të fituar takimin dhe për të siguruar matematikisht titullin e kampionit në Maqedoni, me 72 pikë të grumbulluara.

"Champion", shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të klubit të Shkëndijes.

Shkëndija e Tetovës po dominon prej disa vitesh në elitën e futbollit në Maqedoni./a.k/noa.al/