Transmetuar më 04-05-2019, 17:09

Përdhunoi një vajzë 11 vjeçe, por e mitura zbuloi se është shtatzënë. 26-vjeçari Juan Leon-Gomez, nga Cleveland, Ohio, SHBA, akuzohet për pedofili pasi rrëmbeu dhe përdhunoi një vajzë vetëm 11 vjeçe.

Policia e gjeti të miturën brenda dollapit në dhomën të dyshuarit, në shtëpinë ku ai jetonte. Alarmi u dha nga nëna e vajzës, e cila denoncoi zhdukjen e saj, deri në zbulimin brenda në dollap.

Pas një sërë hetimesh, policia ra në gjurmët e të dyshuarit, për shkak të sjelljes së tij.

Pas mbërritjes së policisë, në banesën e 26-vjeçarit u fikën dritat dhe askush nuk e hapte derën, shkruan noa.al.

Ndërhyrja e policisë pasditen e 1 majit, bëri që vogëlushja të shpëtohej, por pas vizitave mjekësore, u zbulua se ajo kishte mbetur shtatzënë.

Nuk bëhet me dije se si i dyshuari kishte vendosur kontakte me viktimën, ndërkohë që Gomez aktualisht po përballet me drejtësinë, për veprën penale të abuzimit me të mitur. /a.y/noa.al