Transmetuar më 04-05-2019, 18:27
Foto ilustruese

Bashkëshort tradhtar me pëlqim për meshkujt, ku i veshur si femër prostituohet në rrugë.

Është ky zbulimi i bërë nga një grua në Toscana të Italisë, e cila pas dyshimeve për të shoqin vendosi që ta ndjekë.

Burri 40-vjeçar, prostituohej në rrugë dhe gruaja zbuloi se “rivali” i saj ishte një burrë rreth 80 vjeç, bashkë me të shoqen.

Është kjo ajo që u tha në analizën e disa investiguesve profesionistë këtë të premte, pasi një grua i kishte punësuar lidhur me dyshimet mbi të shoqin.

Kështu u arrit në përfundimin se në raportet në çift dyshimi për tradhti, lind dëshirën e madhe për të demaskuar partnerin/en, dhe për të zbuluar rivalin/en, shkruan noa.al.

Por gruaja nga Toscana, sipas hetuesve, është një prej rasteve më të rënda që kanë zbuluar, pasi burri prostituohej dhe shkonte me meshkuj, pasi vishej si femër. /a.y/noa.al