Transmetuar më 04-05-2019, 19:29

I premtoi të dashurit se do të lejonte që të përdhunonte dy vajzat e saj 1 dhe 4 vjeçe, me kusht që ai të martohej me të dhe të ndërtonin një jetë të re së bashku në Dubai.

Historia tronditëse vjen nga Malchow, një qytet gjerman jo shumë larg Dresden.

I dyshuari Daniel P., 34 vjeç, përfundoi në prangat e policisë i akuzuar për abuzim të përsëritur seksual me dy vajzat e vogla.

Mësohet se ai kishte qenë i dënuar më parë, me 16 muaj burg, për abuzim me vajzën e tij, por ishte liruar me kusht.

Ai ishte njohur me një nënë beqare 32 vjeçe, nëpërmjet një sajti për takime.

Pa hezitim, i kishte treguar fiksimin e tij dhe i kishte kërkuar që t’i dërgonte fotografi zhveshur të vogëlusheve.

Kështu gruaja i ishte bindur dhe më tej e kishte lejuar që t’i përdhunonte, shkruan noa.al duke cituar mediat gjermane që publikuan sot historinë tronditëse.

Mësohet se abuzimet kanë vijuar për një kohë të gjatë, në banesën e gruas, por edhe në disa hotele në Hungari dhe Rumani ku çifti bashkë me vajzat e vogla, kishin shkuar me pushime. Edhe nëna e të miturave është nën proces gjyqësor. /a.y/noa.al