Transmetuar më 04-05-2019, 15:57

Një avion ‘Boeing 737’, me më shumë se 100 pasagjerë në bord, doli nga pista teksa ishte në fazë ulje, duke përfunduar në një lumë, në Jacksonville, të Florida, SHBA.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21.43 të mbrëmjes së të premtes, me orën vendase.

Mësohet se avioni tentoi që të ulej gjatë një stuhie me erë të fortë dhe shi të furishëm.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të nxjerrë pasagjerët dhe për të shmangur rrjedhjen e karburantit në lumë, shkruan noa.al.

Avioni ‘Boeing 737’ ishte nisur nga Guantanamo Bay, në Kuba dhe kishte 142 pasagjerë. Si pasojë e aksidentit, dy fëmijë mbetën të plagosur. /a.y/noa.al