100 milionë euro nga BERZH, Rama: Transformojmë turizmin
Transmetuar më 04-05-2019, 12:31

Kryeministri Edi Rama foli ditën e sotme nga takimi ku u prezantua projekti i përbashkët, ku Bashkimi Europian dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, japin 100 milionë euro, për programin transformues Rilindjes Urbane e Rurale, me fokus turizmin në Shkodër, Fier, Berat e Korçë.

Ai e vlerësoi projektin si të jashtëzakonshëm jo vetëm për vlerën, por edhe për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në vendin tonë.

“Kjo marrëveshje e re e cila do t’i shkojë si një mbështetje më shumë programit tonë transformues të turizmit në Shqipëri është edhe një shprehje kuptimplotë e vlerësimit dhe besimit të këtyre institucioneve tek rruga dhe strategjia e përzgjedhur prej nesh përmes rrugës së rilindjes urbane dhe asaj urbane. Nuk bëhet një fjalë për një fond që do shkojë për një komponent por do shkojë për programe të integruara dhe do t’i bashkëngjitet një harte ndërveprimesh të përcaktuara dhe do t’i bashkëngjiten dhe fonde të tjera qoftë nga buxheti i shtetit qoftë nga BB apo që në hapat në vijim pritet të vihen në dispozicion edhe nga Banka Gjermane”, u shpreh Rama.

Ai tha se duke krahasuar dhe katër muajt e këtij viti me katër muajt e parë të vitit të kaluar kemi përsëri një rritje.

“Sa më shumë turistë, aq më shumë njerëz do të kemi jashtë vendit tonë do të thonë të vërtetën për Shqipërinë, e cila ka vuajtur dhe vuan nga perceptimet e krijuara pa e njohur atë nga afër”, deklaroi Kryeministri. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...