Nis Muaji i Ramazanit, ky është kalendari i agjërimit sipas orëve
Transmetuar më 04-05-2019, 08:10

Muaji i Ramazanit sipas kalendarit fillon më 5 maj, ditën e diel, dhe do të përfundojë më 4 qershor, ditën e martë.

Duke u uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muaj të mbarë në këtë periudhë të sakrificës, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka publikuar kalendarin e agjërimit sipas orëve.

Dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtarët fillon mëngjesin e 6 majit dhe mbyllet mbrëmjen e 4 qershorit.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit. Ky muaj agjërimi do të thotë shmangie e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve, sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.

Data 5 qershor do të jetë dita e festës së Fiter Bajramit!

Koha e syfyrit

Koha për të mbyllur syfyrin (Imsaku) është 1 orë e 30 minuta përpara lindjes së diellit dhe po nga ky moment fillon edhe koha e namazit të sabahut.

Loading...
Loading...