Parashikimi i motit, e shtunë 4 maj 2019
Transmetuar më 03-05-2019, 23:08

Paraditja paraqitet në kushtet e motit të vranët në të gjithë Shqipërinë me reshje të pakta e të izoluara në zonat lindore. Ndërsa mesdita sjellë zhvillim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar shira.

Mbrëmja dhe nata dominohen nga vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonat Jugore dhe Juglindore, por vranësira të shpeshta dhe shira lokal do të ketë në zonat Veriore dhe Qëndrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në vlerat minimale, por rritje të lehtë do të ketë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 8°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë. /b.l/noa.al/

Loading...
Loading...