Transmetuar më 03-05-2019, 19:53
Foto ilustruese

Policia greke ka arrestuar sot dy persona, të cilët u kapën me një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

Të ndaluarit janë dy grekë, që u prangosën pas kontrolleve në autostradën Janinë-Kozan.

Policia zbuloi në makinën e tyre sasinë prej 95 kilogramësh drogë.

Ka dyshime se lënda narkotike ishte marrë nga Shqipëria.

Dy të rinjtë grekë iu dërguan autoriteteve të drejtësisë në Janinë me akuzën e trafikut të drogës. /k.k/noa.al/