Transmetuar më 03-05-2019, 19:11

Kafshimi i një qeni bulldog rezultoi fatal për jetën e një djali 9-vjeçar në Angli.

Kafsha e kafshoi disa herë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga ekspertiza mjekoligjore, rezultoi se djaloshi kishte gjetur vdekjen për shkak të humbjes së gjakut, e shkaktuar nga kafshimet e qenit.

Prindërit e tij thanë se janë të shkatërruar pas ngjarjes, ndërsa e përshkruajnë vogëlushin si një djalë shumë të dashur, pozitiv e me zemër të veçantë.

Në Angli ka një debat sa i përket mbajtjes së qenve në ambiente publike. /k.k/noa.al/