Transmetuar më 03-05-2019, 17:11

Përplasje të forta janë regjistruar ditën e sotme mos forcave të policisë së Kosovës, dhe qytetarëve të Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Shtërpcës, ku qytetarët kishin dalë për të penguar ndërtimin e një hidrocentrali.

Nga përleshja raportohet se 20 persona kanë mbetur të lënduar.

Kjo protestë, e cila thuhet se po bëhet për të mbrojtur malet e Sharrit, ka dy muaj që po vazhdon, mirëpo gjatë ditës së sotme ka degjeneruar edhe me përplasje.

“Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, qytetarët nuk i kanë zbatuar urdhrat. Ne këtë rast, policia ka përdorur spraj”, thuhet në reagimin e policisë. /k.k/noa.al/