Kosova, Presidenti i Serbisë vjen në Tiranë për bisedime mbi dialogun Prishtinë-Beograd
Transmetuar më 03-05-2019, 01:02

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç mbërrin këto ditë në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Vuçiç do të qëndrojë më 8 e 9 maj në Shqipëri dhe do të ketë takime me zyrtarët e shtetit shqiptar.

Ai do të marrë pjesë dhe në samitin Brdo-Brioni, një iniciativë ballkanike.

Po ashtu z.Vuçiç mësohet se do të ketë një takim në Tiranë dhe me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini.

Me Mogherinin, presidenti serb do të fokusojë bisedën mbi dialogun e mbetur pezull mes Prishtinës dhe Beogradit.

Më herët më 8 maj Vuçiç do të jetë në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Takimi mes Vuçiqit dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për media.

Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiq në mbrëmje udhëton për në Tiranë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar mbi këtë samit të 8 e 9 majit.

Samiti i procesit Brdo-Brioni, u themelua në vitin 2010 nga kryeministrat e Kroacisë dhe të Sllovenisë të asaj kohe, për një vizion të përbashkët strategjik të një Europe të bashkuar, të lirë dhe të sigurtë.

Loading...
Loading...