Transmetuar më 02-05-2019, 19:58

Gërhitja në gjumë i kushtoi jetën një pacienteje në spital. Ajo u godit me një filxhan nga një tjetër paciente, dhe ndërroi jetë tre javë më pas.

Eileen Bunting ishte paciente në spitalin Hull Royal Infirmary, në Britani, dhe pritej të dilte nga spitali.

64-vjeçarja ishte drejt përmirësimit kur u sulmua nga pacienti që qëndronte i shtruar në të njëjtën dhomë me të sepse nuk e duronte kur gërhiste.

Djali i saj Mark Bunting tha se ishte sulm i paramenduar, ndërsa Eileen u qep 14 herë për atë goditje. /k.k/noa.al/