Loading...
Shumë meshkuj nuk e dinë, por kanceri i penisit po shtohet shumë. Ja simptomat
Transmetuar më 02-05-2019, 00:14

Kanceri i penisit është rritur më shumë se 20% gjatë 30 viteve të fundit, por a dini të dalloni shenjar për të parë nëse jeni të ekspozuar nga ky rrezik? Është e rëndësishme të njihni simptomat e kancerit të penisit.

Ndërsa shumica e njerëzve njohin të gjitha simptomat e kancerit të prostatës dhe kancerit të testikujve, shumë njerëz nuk janë në dijeni të kancerit të penisit.

Megjithatë, rreth 550 meshkuj janë diagnostikuar me kancer kërcënues për jetën në Britanine e Madhe dhe kjo shifër konstatohet çdo vit. Ajo zakonisht ndikon tek meshkujt mbi 60 vjeç, por mund të gjendet tek meshkujt e të gjitha moshave.

Ekspertët besojnë se burrat që mbajnë virusin (HPV) kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të penisit.

Studimet kanë zbuluar se pothuajse 47% me kancerin e penisit gjithashtu kanë një infeksion të HPV-së – që është virusi që shkakton lythat gjenitale.

Disa shenja paralajmëruese:

Dhimbje koke – Leuçemia është një kancer që mund të shkaktojë dhimbje koke për periudha të zgjatura kohore.

Kollë e vazhdueshme – Një kollë e vazhdueshme që zgjat për javë apo edhe muaj është shenjë e një problemi më serioz. Nëse filloni të shihni gjak pas kollitjes, shkoni te një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Ethe – Kanceri e bën trupin tuaj të dobët. Sistemi imunitar nuk do të funksionojë në mënyrë optimale. Bakteret do ta kenë më të lehtë për të sulmuar trupin tuaj.

Çngjyrosje të lekurës – Kjo është një simptomë klasike e kancerit të lëkurës.

Plagë që nuk shërohen – Plagët e hapura që nuk shërohen kurrë janë një shenjë tjetër e kancerit. Këto plagë do të rrjedhin gjak, por kurrë nuk do të shërohen. Këto plagë mund të jenë një shenjë e kancerit të lëkurës ose diabetit.

Dhimbja e belit – Kanceri pankreatik është një nga kanceret më vdekjeprurëse që mund të preket mashkulli. Vetëm 14% e njerëzve që zbulojnë këtë kancer në fazat më të hershme mbijetojnë. Pankreatia është një abdomen që ndihmon në rregullimin e enzimave të trupit tuaj.

Gjatë 30 viteve të fundit numri i rasteve është rritur me më shumë se 20%, ndoshta për shkak të ndryshimeve në praktikat seksuale.

Organizata kërkimore në luftë kundër tumoreve, "Cancer Research UK" thotë se 95% e kancereve të penisit zhvillohen nga karcinomat e ngadalshme në rritje të qelizave ‘squamous’, kështu që kapja e kancerit të penisit herët është çelësi i shërimit, por shumë burra nuk e dinë.

Shenjat dhe simptomat e kancerit të penisit

Ju duhet të jeni të vetëdijshëm për ndonjë anomali ose shenjë të kancerit të penisit, duke përfshirë:

1. Një rritje ose lëndim në penis që nuk shërohet brenda katër javëve.

2. Gjakderdhje nga penisi ose nën lafshë.

3 .Një ndryshim në ngjyrën e lëkurës së penisit ose të lafshës

4. Një skuqje në penis.

Nëse i përjetoni këto simptoma, është e rëndësishme që ato të kontrollohen nga mjeku specialist, sa më shpejt të jetë e mundur.

Si diagnostikohet kanceri i penisit?

Specialisti do të pyesë për simptomat tuaja, ai gjithashtu mund të marrë një test gjaku dhe të kryejë një biopsi.

Si trajtohet kanceri i penisit?

Në rastet e kancerit në situ (CIS), ku preken vetëm qelizat e lëkurës së penisit, pacientët do të trajtohen duke përdorur kremoterapi ose kirurgji me lazer.

Trajtimet kryesore për kancerin më të avancuar të penisit janë:

1. Kirurgjia

2. Radioterapia

3. Kimioterapia.

Loading...
Loading...